Pas një sëmundje të rëndë ndërron jetë profesoresha e muzikës në Gjilan, Afërdita Ismajli

Pas një sëmundje të rëndë ndërron jetë profesoresha e muzikës në Gjilan, Afërdita Ismajli

Arbër Ismajli, ish-nënkryetar i Komunës së Gjilanit ka njoftuar për ndarjen nga jeta të kunatës së tij, Afërdita Ismajli, pas një sëmundjeje të rëndë, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ai është shprehur ikja e saj e hershme la pas një boshllëk të pazëvendësueshëm dhe një dhimbje të madhe, të cilën fjalët nuk mund ta përshkruajnë.

“Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer njoftojmë familjarë, miq dhe dashamirë se u nda nga jeta, në moshë të parakohshme, kunata jonë e dashur Afërdita Ismajli, bashkëshortja e vëllait tonë. Ikja e saj e hershme la pas një boshllëk të pazëvendësueshëm dhe një dhimbje të madhe, të cilën fjalët nuk mund ta përshkruajnë. Afërdita do të mbetet përjetësisht në kujtimet tona për mirësinë, buzëqeshjen dhe shpirtin e saj të pastër, human dhe njerëzor”, ka shkuar Ismajli.

Tutje ai ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit në Gjilan.

“Ceremonia e lamtumirës dhe varrimi do të bëhen nesër, pas namazit të ikindisë, në ora 14:08, në varrezat e qytetit të Gjilanit. Familja jonë falënderon të gjithë ata që ndajnë dhimbjen me ne dhe që do të jenë pranë në këto momente të rënda. Zoti i Madh e mëshiroftë Afërditën dhe kujtimi për të do të jetojë përjetë në zemrat tona”, ka shkruar ai.

Related Articles