Gjilan: Sulmohet dhe grabitet një person, bëhet për spital

Gjilan: Sulmohet dhe grabitet një person, bëhet për spital

Një person është sulmuar fizikisht dhe grabitur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në fshatin Përlëpnicë të Gjilanit, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas policisë, dy persona të dyshuar që lëviznin me veturë kanë sulmuar viktimën dhe më pas i kanë marrë një shumë parash, duke u larguar në drejtim të panjohur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Përlëpnicë, Gjilan 09.08.2025-03:04. Është raportuar se dy persona të dyshuar me një veturë e kanë sulmuar fizikisht viktimën m/k dhe më pas ia kanë marr një shumë parashë dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë. Rasti nën hetime”, njofton Policia. /Gazeta Enigma/

Related Articles