Gjilan: Tentim vjedhje në një bankë, disa persona të armatosur shpërthejnë bankomatin me mjet eksploziv

Disa persona të armatosur raportohet se kanë tentuar të thyejnë një bankë në Gjilan, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Sipas njoftimit, persona të maskuar dhe të armatosur me mjet eksploziv kanë shpërthyer bankomatin.

“Me datën 20.11.2023 rreth orës 05:22 jemi njoftuar se në rrugën ‘’Isuf Kika’’ në qytetin e Gjilanit, persona të panjohur për momentin, të maskuar dhe të armatosur, me mjet eksploziv kanë shpërthyer një bankomat të një banke komerciale”, ka thënë Osmani.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante, njësiti i hetimeve rajonale, krime teknika dhe njësiti për menaxhim të eksplozivëve nga Policia e Kosovës.

Tutje Osmani ka thënë se rasti është duke u hetuar, ndërkohë që Prokuroria ka cilësuar rastin si “Vjedhje e rëndë në tentative” dhe “Shkaktim i rrezikut të Përgjithshëm.”

Related Articles