Gjilan: Universiteti ‘Kadri Zeka’ dhe ASHSH me marrëveshje bashkëpunimi

Gjilan: Universiteti ‘Kadri Zeka’ dhe ASHSH me marrëveshje bashkëpunimi

Në Gjilan është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, të dy institucionet do të bashkëpunojnë në aktivitete të përbashkëta shkencore të konferencave dhe forumeve të përbashkëta.

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, falënderoi Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për këtë bashkëpunim, duke u shprehur i kënaqur që në të ardhmen do të arrijnë hulumtime më cilësore në vend dhe në arenën ndërkombëtare.

Edhe kryetari i Akademisë Shqiptare, Skënder Gjinushi u shpreh i kënaqur me finalizimin e këtij bashkëpunim, siç tha të dijes dhe shkencës.

Sipas marrëveshjes, të dy institucionet do të bashkëpunojnë në të gjitha fushat e dijes, me përparësi shkencat me më shumë interes të përbashkët, për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore, konferencave, forumeve e simpoziumeve etj.

Related Articles