Gjilan: Vetura “bëhet llom”, vetaksidentohet dhe godet shtyllën elektrike

Gjilan: Vetura “bëhet llom”, vetaksidentohet dhe godet shtyllën elektrike

Një vetaksident ka ndodhur në rrugën e Kumanovës në Gjilan, afër varrezave të qytetit, raporton Enigma.

Një veturë ka goditur shtyllën elektrike si pasojë e një vetaksidenti të shkaktuar nga pakujdesia e shoferit.

Sipas dëshmitarëve okular, vetura nga shpejtësia e madhe ka goditur shtyllën elektrike, dhe e ka rrëzuar në tokë.

Nga ky aksident, raportohet se nuk ka të lënduar. Policia dhe ekipet e KEK-ut kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Enigma do të ju mbajë të informuar tutje mbi rastin.

PAMJE:

Related Articles