Gjilan: Vetura godet dy këmbësorë

Dje rreth orës 22:30 ka ndodhur një aksident në rrugën “Ibrahim Rugova” në qytetin e Gjilanit.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se shoferi i veturës është një 37- vjeçar i cili ka goditur dy persona teksa po kalonin rrugën në zebra.

Aksidenti ka ardhur si pasojë e mos dhënies përparësie në vend kalimin për këmbësorë, ku të dy personat kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit në Gjilan, për të marr trajtim mjekësorë.

Sinjali mëson se gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Related Articles