Një vjedhje e rëndë ka ndodhur sot paradite në Gjilan.
Dyshohet se hajnat kanë arritur të vjedhin një shumë të konsiderueshme të parave.
Rastin e ka konfirmuar edhe policia.
Zëdhënësi rajonal Ismet Hashani, tha se rasti po hetohet si “Vjedhje e rëndë”.
“Një rast është raportuar në polici sot. Dyshohet se është vjedhur një shumë, bukur e madhe e parave. Jemi në fazën fillestare të hetimeve. Nuk mund të japim më shumë detaje”, tha Hashani.
Lidhur me rastin deri më tani nuk ka ndonjë person të arrestuar.
Gazeta Sinali sot ka raportuar se një mërgimtari nga Zvicra i janë vjedhur 142 mijë franga apo (145 mijë euro).
Çantën me para hajnat dyshohet se e morën teksa prindërit e moshuar të viktimës ndodheshin brenda shtëpisë