Drejtoria Rajonale e Gjilanit ka njoftuar se ka inicuar kallëzim penal ndaj një personi nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë”.
Në njoftimin e Policisë, i njejti ka thirrur policinë për grabitje, dhe Sektori Rajonal i Hetimeve i ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Gjilan, dhe si rrjedhoje kanë filluar hetimet ndaj rastit.
“Më datën: 15.11.2022 Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor në Gjilan ka pranuar një informacion për një rast Grabitje po në Gjilan. Sektori Rajonal i Hetimeve i ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Gjilan kanë filluar hetimet lidhur me rastin”.
Pas grumbullimit të informacioneve në terren, janë siguruar provat e mjaftueshme se i dyshuari ka inskenuar rastin dhe ka deklaruar rrejshem në polici që të sigurojë një dosje nga ky institucion pasi i njejti kishte plane të udhëtojë jashtë vendit me familje.
“Pas një pune intenzive hetimore mirë të organizuar, grubullimit të informacioneve në terren, intervistimit të dëshmitarëve sot datë: 02 dhjetor 2022 janë siguruar prova të mjaftueshme se i dyshuari ka inskenuar rastin dhe ka deklaruar rrejshëm në polici. I dyshuari në deklaratën e tij ka cekur se e kishte inskenuar rastin në tërësi me qëllim që të siguroj një dosje nga policia pasi që kishte plane që të udhëtojnë jashtë vendit me familje”.
“Me vendim të prokurorit të rastit ndaj të dyshuarit S.E. (1955) mashkull shqiptar shtetas i Kosovës është inicuar kallëzim penal nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” nga neni 382 i KPRK-së. Rasti me gjitha shkresat është proceduar në Prokurorinë Themelore, Gjilan në procedurë të rregullt”.