Një person nga fshati Bresalc i Gjilanit ka raportuar në Policinë e Kosovës se bashkëfshatari i tyre është duke zhdukur që rreth tre muaj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ai ka deklaruar se bashkëfshatari nuk është parë në fshat dhe as në qytet.
Policia bën me dije se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, teksa janë duke e hetuar ngjarjen.
Rasti është raportuar gjatë ditës së premte në orën 7:00 të mëngjesit.