Gjilanasi thotë se ia goditën makinën e parkuar gjatë natës, u bën thirrje të dyshuarve të përgjigjen

Gjilanasi thotë se ia goditën makinën e parkuar gjatë natës, u bën thirrje të dyshuarve të përgjigjen

Në Gjilan, gjegjësisht në rrugën “Halim Orana”, një qytetar ka raportuar se i është dëmtuar makina e tij të cilën e kishte të parkuar para shtëpisë.

Qytetari në fjalë, i cili rastin e ka raportuar në grupin e të apasionuarve të makinave “Marakli t’kerreve”, ka thënë se vetura i është goditur nga një tjetër, por që e cila është larguar pa lënë asnjë informacion.

“Sonte, më 23 korrik, rreth orës 01:25 pas mesnate, vetura ime e parkuar para shtëpisë, në rrugën Halim Orana në Gjilan, është goditur nga një veturë tjetër. Personat që e kanë shkaktuar aksidentin janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, pa lënë asnjë informacion apo kontakt”, ka shkruar ai

Ndërkaq, thekson se nga kamerat e sigurisë janë siguruar pamje “ku shihet qartë vetura që ka shkaktuar dëmin – një BMW X5, si dhe dy personat që ndodheshin brenda saj”.

Ai u ka bërë thirrje atyre që ishin në veturë që të lajmërohen sa më parë dhe të marrin përgjegjësinë për dëmin e shkaktuar.

“Nëse nuk marr ndonjë përgjigje, do të jem i detyruar t’i publikoj pamjet dhe të ndjek rrugën ligjore përmes organeve përkatëse”, shkroi ky qytetar.

Related Articles