Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se sot kanë pranuar tre autoambulanca të reja, shkruan Enigma.
Përmes një postimi në Facebook, Hyseni ka shkruar se me investime në shëndetësi, në qytetin e Gjilanit po ofrohen shërbimë cilësore dhe efikase.
“Nga një që ishte, po bëhen katër autoambulanca. Sot kemi pranuar autoambulancën e re me vlerë rreth 60,000 €! Me investime në shëndetësi, po ofrohen shërbime cilësore dhe efikase, për të gjithë, pa dallim!”, thuhet në postimin e Hysenit.