Gjilani dhe Ballkani ndahen në paqe

Gjilani dhe Ballkani ndahen në paqe

Ballkani nuk ka arritur më shumë se barazim në transfertë te Gjilani.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka siguruar një pikë në udhëtim me barazim 0-0 ndaj Gjilanit.

Të dy skuadrat kishin rastet e tyre megjithatë asnjëra nuk arriti të konkretizonte në gol.

Ballkani tashmë është në 4 ndeshje pa fitore në Superligën e Kosovës që nga humbja që pësoi nga Llapi me rezultat 5-3.

Me këtë pikë rihapet lufta për titull meqë Ballkani shkon në kuotën e 40 pikëve, 6 më shumë se Llapi dhe Drita që kanë nga 34 pikë.

Related Articles