Gjilani, Drita dhe Llapi në garat evropiane, zbulohet orari i ndeshjeve

Gjilani, Drita dhe Llapi në garat evropiane, zbulohet orari i ndeshjeve

Gjilani, Drita dhe Llapi do të jenë tri ekipet që do ta përfaqësojnë Kosovën në garën e Ligës së Konferencës në edicionin e ardhshëm.

Ballkani, si kampion i Kosovës në futboll, do të garojë në rrethin e parë kualifikues për garën më prestigjioze evropiane, Liga e Kampionëve. Ndërkohë, Gjilani, Drita dhe Llapi do të kenë punë në kualifikimet për Ligën e Konferencës.

Shorti për rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës do të tërhiqet më 14 qershor. Ndeshjet e para luhen më 7 korrik, kurse ato të kthimit një javë më vonë, më 14 korrik.

Edhe pse sezoni 2021/22 në Superligë nuk ka përfunduar, tani veçse dihen ekipet që do të marrin pjesë në garat e UEFA-s. Llapit i duhet edhe një pikë nga tri ndeshjet e fundit, ose të mos humbasë në ndeshjen ndaj Prishtinës.

Nëse asnjëra s’kryen punë, Llapi mund të shkojë si fitues i Kupës së Kosovës, ku në finale takohet me Dritën.

Related Articles