Sport Club “Gjilani” ka uruar Kampionin e Maqedonisë së Veriut, Shkëndijën.
Shkëndija mbrëmë u shpall Kampion i Maqedonisë së Veriut duke mposhtur me rikthim skuadrën e Veles.
Ky lajm u prit mirë nga gjithë shqiptarët, por tani skuadra e Gjilanit ka uruar homologët e tyre përmes një postimi në rrjetin social të skuadrës në Facebook, shkruan Gazeta Sheshi
“Përgëzime KF Shkëndijës për titullin e fituar në fushë, ashtu siç i ka hije një Kampioni të vërtetë. Suksese në ndeshjet e Evropës në të ardhmen”, u tha në urimin e klubit.