Gjilani ndal Dritën në derbi, zbehen gjasat e kampionëve për të mbrojtur titullin

Gjilani ndal Dritën në derbi, zbehen gjasat e kampionëve për të mbrojtur titullin

Gjilani ka barazuar në shtëpi me Dritën me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 33-të të Superligës së Kosovës.

Vendasit e kanë nisur më mirë ndeshjen, duke shënuar të parët.

Ishte Fiton Hajdari që shënoi me kokë për 1-0 në minutën e 20-të të takimit. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë Drita ishte më e mirë, pasi i duhej edhe goli dhe fitorja.

Kampionët aktual u kthyen në lojë në minutën e 59-të të takimit, ishte nigeriani Esosa Priestley Irogue që shënoi për 1-1.

Related Articles