Kanë përfunduar pjesët e para në tri duelet e sotme të Superligës së Kosovës.
Gjilani po avancon pas 45 minutave të para ndaj Dritës me rezultat 1-2.
Drita kaloi e para në avantazh me golin e Baftiut, por Gjilani u kundërpërgjigj me anë të Bashës dhe Ismajlit për epilogun e pjesës së parë.
Gjithashtu skuadra e Gjilanit kishte shumë raste shënimi gjatë gjithë ndeshjes.
Në anën tjetër Dukagjini ka shkuar në pushim e qetë pas avantazhit me rezultat 1-0 ndaj Feronikelit ’74, kurse dueli mes Fushë Kosovës dhe Prishtinës nuk prodhoi gola në 45 minutat e para.