Gjilani ka arritur marrëveshje me sulmuesin brazilian Elton Cale. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Enigma drejtori Sevdail Robelli.
“Po, kemi nënshkruar kontratë dy vjeçare me Calen. Ne presim që braziliani të përshtatet me futbollin tonë dhe të ketë sukses. Normalisht, transferimi i tij ka qenë kërkesë e trajnerit sepse ai e bën listën e futbollistëve që i do në skuadër. Besoj që deri në fund të javës do të përfundojmë me merkaton” deklaroi Robelli për Gazetën Enigma.
Cale së fundi luajti te Tirana në Shqipëri.
Gjilani ka qenë një prej klubeve më aktive në afatin kalimtar të verës në Superligë./Gazeta Enigma/