“SC Gjilani” ka prezantuar sot për herë të parë, lojtarin Albert Dabiqaj si futbollisti më i ri i ekipit, raporton Gazeta “Enigma”.
Në videon e publikuar ku njoftohet për prezantimin e Dabiqaj, ekipi i ka uruar mirëseardhje atij, duke njoftuar se ai do mbaj numrin “14” të fanellës.
Kujtojmë që mesfushori 24-vjeçar më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e Besës së Pejës./Gazeta Enigma.