Sport Club Gjilani ka zyrtarizuar afrimin e Armend Thaqit, shkruan Gazeta Enigma.
Në fakt reprezentuesi i Kosovës është rikthyer te Gjilani pas aventurave të kaluara te Prishtina, Ballkani dhe së fundmi skuadra rumune CFR Cluj.
Thaqi, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë ishte pjesë e ‘kuqebardhëve’ nga vitit 2015 deri në vitin 2018.
Anësori i krahut të djahtë pritet të jetë një ‘armë’ shtesë për ekipin e Ardian Nuhiut që nuk e ka nisur mbarë kampionatin.
Në katër xhirot e para, “Skifterat” kanë grumbulluar vetëm dy pikë. /Gazeta Enigma