Gjymshiti kalon lëndimin, grumbullohet nga Atalanta

Gjymshiti kalon lëndimin, grumbullohet nga Atalanta

Atalanta do të përballet me ‘Djajtë e Kuq’ në kuadër të xhiros së katërt në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Gasperini ka bërë publike listën me 25 lojtarët që janë ftuar për ndeshjen ndaj ‘Djajve’, ku paraqitet edhe emri i Gjymshitit, në mesin e lojtarëve të ftuar.

Qendërmbrojtësi shqiptar u lëndua në krah, pas një përplasje të portierit Etrit Berisha me Ismajlin në ndeshjen e Kombëtares së shqipërisë ndaj Hungarisë, por do të jetë i gatshëm për ta ndihmuar skuadrën e Atalantas për ndeshjet e Ligës së Kampionëve. /Gazeta Enigma/

Related Articles