Berat Gjimshiti, kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, ka thënë se kualifikimi në “Euro 2024” është fitore e të gjithë shqiptarisë. Duke i cilësuar tifozët kuqezi si më të mirët në botë, Gjimshiti ka refuzuar të marrë meritat si lojtari më meritor për kualifikimin.
“Ju falënderoj të gjithëve për fjalët, por besoj të gjithë e kemi merituar. S’e fus kurrë veten para ekipit pasi që s’kam qenë kurrë dhe s’dua të bëhem kurrë ashtu. Falënderimi i shkon gjithë stafit, lojtarëve, trajnerëve… kemi tifozët më të mirë në botë, e pamë sidomos edhe këtu në Moldavi ishin plot shqiptarë që na përkrahën besoj se është fitore e gjithë shqiptarisë”, ka thënë ai pas kualifikimit në “Euro 2024”.
Gjimshiti ka thënë se Shqipëria ka cilësi dhe mundësi për të menduar edhe kalimin e fazës grupore në “Euro 2024”.
Ai ka shtuar se nuk ka menduar se kë do ta dënonte si rival në grupe.