Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij nuk ka asnjë rrezik të mos kalojë pragun zgjedhor.
“Ekziston rreziku mos me kalu pragun?Jo nuk ekziston hiç, Aleanca nuk e ka asnjë rrezik që nuk e kalon pragun, AAK ka me luftu me i fitu zgjedhjet. Dikush thotë po prej 6 për qind qysh me i fitu, fitohet edhe prej zëri për qind. Del opsioni i ri komplet edhe fiton”, ka theksuar ai.
Ai në Debat Plus tha se AAK do të luftojë për të fituar zgjedhjet dhe se çdo opsion i ri është i mundshëm, duke theksuar se rezultatet varen nga populli.
“Dikush thotë prej 6 për qind si mund të fitohet, fitohet edhe me pak zëra. Nuk e dijmë ku mbërrijmë, por do të bëjmë më të mirën dhe nuk do të lëmë gjë pa bërë për t’i treguar popullit se rruga e opozitës deri tani ka qenë krejt gabim. Nuk mund të dalë një lider opozitar, dhe të thotë ‘ne do të përformojmë më mirë’. Duhet të fitojmë, sepse Kosova nuk mund të shkojë poshtë,” ka thënë Gjini.
