Gjini e quan Qeverinë Kurti jokushtetuese: Aleanca do ta çojë çështjen në gjykatë

Gjini e quan Qeverinë Kurti jokushtetuese: Aleanca do ta çojë çështjen në gjykatë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas votimit të Qeverisë së re në Kuvend, duke e konsideruar atë jokushtetuese dhe jolegjitime.

Gjini ka paralajmëruar se Aleanca do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, nga e cila pret që rasti të shqyrtohet me prioritet.

“Qeveria që u votua sot është jokushtetuese dhe jolegjitime. Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe presim adresim me prioritet nga kjo e fundit, meqë themelet e kushtetutshmërisë po lëkunden”, ka shkruar Gjini në Facebook.

Reagimi i tij vjen pak pas votimit të Qeverisë në Kuvendin e Kosovës.

Related Articles