Gjini kritikon Kurtin për qasjen ndaj SHBA-së: Kosova ka nevojë për Amerikën, jo Serbia

Gjini kritikon Kurtin për qasjen ndaj SHBA-së: Kosova ka nevojë për Amerikën, jo Serbia

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, në një deklaratë për media ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin lidhur me qasjen e tij ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ai ka theksuar se Kurti është shumë larg të vërtetës, njashtu shton dhe për ministren e jashtme në detyrë, Donika Gërvallën.

“Sot Serbia e ka qeverinë, i ka disa politikanë të shkathët, nuk po them më të mirët në botë por disa të shkathët i ka, ka kryeministër, ka ministër të jashtëm, të cilët sot janë në punë. Domethënë ata i vendosin kontaktet [me SHBA-në], ata kryejnë lobimin e pjesës së vet, e bëjnë argumentin e vet, ne nuk kemi kush me na i bo argumentet, për shkak se edhe këtë ministren që e kemi në detyrë nuk dinë  me i bë këto argumente, është larg realitetit politik e gjeopolitik e çfare dush. Po aq më tepër edhe kryeministri i Kosovës është shumë larg të vërtetës”, tha Gjini në “Rubikon”.

Pas deklaratës së presidentit Donald Trump se ai ka ndalur një luftë të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, Gjini tha se Kurti shumë shpejt i vendosi kushte SHBA-së.

“Gjëja e parë që bëri [pas deklaratës së Trumpit] ishte me tregu që është duke u bërë gati për zgjedhje dhe i vendosi kushte Amerikës menjëherë”, u shpreh Gjini.

Ai shton se Kurti është dashur të ketë një deklaratë të sofistikuar dhe të mençur, e jo t’i jepte kushte Trumpit. “Nëse ky njeri nuk është pjekur në këto pesë vjet, nuk ka me u pjek kurrë”, tha kështu Gjini për kryeministrin në detyrë. Tutje ai ka deklaruarse është Kosova ajo që ka nevojë për Amerikën, e jo Serbia. /Gazeta Enigma/

Related Articles