Gjini për Kunjufcën: S’po them që të burgoset, por është komike që u shpall i pafajshëm nga gjykata

Gjini për Kunjufcën: S’po them që të burgoset, por është komike që u shpall i pafajshëm nga gjykata

Kryetar i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, në Pressing ka komentuar çështjen e Glauk Konjufcës i cili para disa viteve kishte hedhur gazë lotsjellës, por që ky i fundit është shpallur i pafajshëm nga gjyqi, raporton Gazeta “Enigma”

“Të gjithë e dimë se Konjufca ka hedhur gazë lotsjellës, në këtë rast gjyqi duhet të thotë që hedhja e gazit lotsjellës nuk është faj, por nëse kjo është faj hedhja e gazit lotsjellës është absurd e përtej abusdi që nuk e kemi parë deri tash”, deklaroi Gjini.

Tutje ai ka shtuar se do të “kish qenë më ndryshe nëse kishin thanë që po është fajtor por çështja ka ndodhur shumë moti dhe e dënojmë me 300 euro”.

“Unë nuk jam duke kërkuar që Konjufca të dënohet, por me thanë që është i pafajshëm me të vërtet është shumë komike”, theksoi ai.

“Kjo është korruptim i luftës kundër korrupsionit dhe luftës për emër dhe ligj. Është fyerje e inteligjencës së qytetarëve”, ka deklaruar Gjini. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles