Gjini: Raportet me Nismën janë ftohur – edhe nëse Limaj shkon me Kurtin, do kemi zgjedhje për 10 muaj 

Gjini: Raportet me Nismën janë ftohur – edhe nëse Limaj shkon me Kurtin, do kemi zgjedhje për 10 muaj 

Partneri i koalicionit parazgjedhor i AAK-së, Nisma Socialdemokrate ka deklaruar se preferojnë që të mos e çojnë vendit në zgjedhje se janë të gatshëm të ulen të bisedojnë për koalicion, qoftë me Vetëvendosjen.

Pas këtyre deklaratave të kryetarit të Nismës, Fatmir Limajt, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini tha se nuk ka pasur ndonjë takim mes tyre, por vetëm mes zyrtarëve të partisë, teksa paralajmëroi se edhe nëse s’shkohet në zgjedhje tani, zgjedhje do të ketë pas 8-10 muajve.

“Nuk ka pasur ndonjë takim, ka pasur takime mes zyrtarëve të ndryshëm të partisë, por s’kemi pasur takim të përbashkët. Besoj që situata në të cilën e ka sjellur Limaj këtë punë është se a do t’i shtyjë zgjedhjet për tetë muaj, pasi edhe nëse shkon Limaj, pas 8-10 muajve kemi zgjedhje”.

“Janë vendime të tyre, nuk pajtohemi as me qëndrimet dhe vendimet e tyre. Me siguri që ftohen [raportet], ka qenë e pritshme”, tha Gjini në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Më tej, ai u shpreh se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me liderët e partive opozitare, por tha se nuk ka pasur diçka konkrete.

“Kryetari Haradinaj ka pasur takime me partitë opozitare, jo takime formale me letër, por definitivisht janë parë, janë takuar, kanë biseduar. Me siguri jo diçka konkrete, ndoshta është pak herët se a mundet që Kurti ta bëjë qeverinë”, tha ai.

Related Articles