Gjini: S’besoj që do marrim ftesë nga Kurti 

Gjini: S’besoj që do marrim ftesë nga Kurti 

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se deri sot nuk kanë marrë ndonjë ftesë për konsultim nga kreu i VV-së, Albin Kurti, dhe dha se nuk besoj që do ta marrin një të tillë.

Gjini u shpreh se AAK-ja e ka bë tepër evidente që nuk ka kurrfarë vullneti të bashkëpunojë me Kurtin për krijimin e qeverisë së re.

“Ne nuk besojmë që është në të mirën e Kosovën të vazhdojë të qeverisë Albin Kurti. E ka thënë kryetari Haradinaj vet që jo vetëm ai por ka shumë prej nesh që kur jemi në politikë i synojmë postet politike por i synojmë për një qëllim, që fundi i fundit mund të duket egoiste por është për Kosovën”.

“Nëse në një rrethanë të caktuar ne besojmë se nuk mund t’i japim diçka Kosovës në një format të caktuar, atëherë përgjigja është ‘jo’, kryetari Haradinaj ka thënë ‘jo me çfarëdo çmimi’”, tha Gjini në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Ai më tej e komentoi edhe letrën e Kurtit, drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut për konsultime, duke thënë se “jemi në një fazë ku letrat dhe fjalët e kanë qëllim vetëm manipulimin e opinionit publik”.

“Kemi mbërri në një fazë ku një pjesë e politikës së Kosovës e ka shndërruar politikëbërjen apo veprimet politike që i bëjmë në diçka që është vetëm manovër taktike. Çka do që themi , në fund të fundit pasohet me një veprim apo gjendje të vendit, pra diçka ndodhë në praktikë”.

“Jemi në një fazë ku letrat dhe fjalët e kanë qëllim vetëm manipulimin e opinionit publik, nuk e kanë një qëllim të natyrës tjetër. Ta lënë përshtypjen se ‘unë po dua, këta nuk po duan’. Dërgohet një letër me qëllim për t’u kthyer si ‘jo’”, tha Gjini.

Related Articles