Gjini – VV-së: Çka dreqin po doni, a po i doni votat e hajvanatit?

Gjini – VV-së: Çka dreqin po doni, a po i doni votat e hajvanatit?

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, është treguar i ashpër me Lëvizjen Vetëvendosje, duke shtuar se atyre duhet t’u bëhet një pyetja se çka po duan dhe a po i duan votat, siç u shpreh ai “të hajvanatit”.

“Prej anës së Lëvizjes Vetëvendosje është kulmi i hiporizisë, unë e kam dëgjuar edhe Albulena Haxhiun që po kërkon të bëhet kryetare e Kuvendit, i kam dëgjuar edhe eksponentët e tjerë, i kam dëgjuar çfarë flasin”, tha Gjini në “Rubikon”.

“Edhe tash duhet me i pytë “të nderuar anëtarë të Kuvendit nga Lëvizja Vetëendosje, çka dreqin po doni, çka jeni t’u dashtë, a po i doni votat e hajvanatit për me u bë ju në pushtet, a po na tregoni se çka po doni?”, është shprehur tutje Gjini. /Gazeta Enigma/

Related Articles