Sipas aktivistir Rron Gjinovci, kryeministri Albin Kurti “po e komplikon situatën” me veriun që ta bëjë presidentin serb të dalë nga negociatat Kosovë-Serbi.
Ai ka thënë se Kosova nuk është në ngërç, ndërsa ka shtuar se duhet të bëhet e qartë se nuk mund të bëhet shaka me shtetin, e kjo ka theksuar Gjinovci, tregohet duke i arrestuar përgjegjësit për krime.
“Kurti është duke e komplikuar situatën që Vuçiqi gjithsesi t’i thotë jo marrëveshjes së Ohrit dhe aneksit të saj, ai po do që të sigurohet që e bën Vuçiqin gjithqysh të dalë prej procesit të negociatave. Kurti e njeh shumë mirë dhe është duke e thënë, ai e ka kuptuar që krejt lëvizjet kohët e fundit… Kurti vazhdimisht kërkon që të zbatohet marrëveshja për të cilën ne të gjithë kemi pajtim që sado të mund të jetë e mirë në situatën ku jemi, nuk është më e favorshmja për Kosovën. Për sa kohë ke polici atje, ke polici që arrin të arrestojë njerëz përgjegjës për krime, nuk ka ngërç për Kosovën, kjo është mirë. Bashkësia ndërkombëtare sheh lloj-lloj ëndrra, mendon që Vuciqi është partner, atyre nuk u vjen marre të mendojnë se Vuçiqi është partner. Ne këtu duhet të sigurohemi që ne s’lejojmë të bëhet hajgare me shtetin tonë. Kjo manifestohet duke arrestuar njerëz për krime”, ka thënë ai.
Gjinovci ka shtuar se shpallja e organizatave “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile” terroriste është vështirësi që i bëhet Aleksandër Vuçiqit që të bashkëpunojë me njerëz në terren.
Ai është shprehur i bindur se Kosova nuk do të shkojë në izolim total, pasi sipas tij, nuk i konvenon bashkësisë ndërkombëtare.
“Për shtetin e Kosovës çka po thotë presioni ndërkombëtar është ‘deshu cullak dhe rri para krejt botës cullak’, Kosovës këtë kërkesë po ia bëjnë. Hiq dorë nga veriu, hiq dorë nga sundimi i ligjit, hiq dorë nga sovraniteti, nga i Kushtetutës. Kjo është absurde t’ia kërkosh një shteti dhe shteti të thotë ‘ani’. Këtu veç opozita te ne thotë ani në kësi gjëra”, ka deklaruar Gjinovci.