Gjinovci i reagon SBASHK’ut, ka disa fjalë për mësimdhënësit kosovarë

Gjinovci i reagon SBASHK’ut, ka disa fjalë për mësimdhënësit kosovarë

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka njoftuar sot për shpalljen e grevës së përgjithshme nga 25 gushti. E greva do të zgjasë derisa të realizohen kërkesat e tyre.

Sindikatat kanë kërkuar 100 euro shtesë derisa të miratohet Ligji për Paga.

Edhe kryetari i Sindikatës së Arsimit (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se janë të hapur për institucionet e vendit për arritjen e një marrëveshje. Mirëpo fillimisht ka kërkuar 100 euro mbështetje.

Lidhur me kërkesat e tyre ka reaguar analisti Rron Gjinovci, duke thënë se nuk duhet të ketë rritje pagash në sektorin e arsimit, por përjashtim masiv prej punës, për siç shprehet se “SBAShK-u duhet me dhanë llogari pse 76% e nxansave kosovarë nuk dijnë me lexu”.

Reagimi i tij i plotë:

SBAShK-u duhet me dhanë llogari pse 76% e nxansave kosovarë nuk dijnë me lexu. Jo rritje pagash, po përjashtim masiv prej punës.

Related Articles