Analisti i emisionit “Konfront” në KTV, Rron Gjinovci, ka deklaruar se shkolla që u promovua të mërkurën në Podujevë ka klasa që u ngjajnë dhomave të burgut.
Ai ka thënë se shkollat e sotme i ngjajnë strukturës së shkollës së parë shqipe në Korçë.
“Shkolla në Dumosh që u përurua, vizioni ishte i njëjtë. Derisa fëmijët kanë smartfone në duar, kjo shkollë është e ngjashme me burgun e Dubravës dhe të Lipjanit ku unë kam qenë si shkak i aktivizmit tim…Kjo është dysheme e burgut. Është metodë e shekullit XIX dhe XX. Metodë si të kontrollohen për disiplinë”, ka thënë Gjinovci.