Analisti politik, Rron Gjinovci, ka deklaruar se partitë opozitare në Kosovë po frikësohen se kryeministri Albin Kurti “do t’ua merr votat në zgjedhje duke i rritur pensionet”.
Ai ka deklaruar se s’ka parë diçka problematike në bisedën e shefes së grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me terroristin Milan Radoiçiq, pasi sipas Gjinovcit, detyra e Kusarit është të mbledhë vota për t’i votuar ligjet.
“Kjo ka të bëjë me rritje të pensioneve për kategoritë e luftës, punë zgjedhjesh. Ky i rriti pensionet e kategorive të luftës e këta po frikësohen se ua prek bazat…Ramushi thotë se ky (Kurti) është spiun i Serbisë. E z.Haradinaj e ka takuar Radoiçiqin”, ka thënë ai në “Konfront”.