Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci e ka komentuar në një formë më ndryshe aktgjykimin ndaj Salih Mustafës nga Specialja, që dënoi me 26 vjet heqje lirie ish-komandantin e UÇK-së.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se Mustafa nuk është dënuar pse ka qenë në UÇK, por se sipas tij, janë ofruar dëshmitarë që gjykata i ka njohur si viktima.
“Salih Mustafa nuk u denu pse ka qene ne UÇK, por se janë ofru deshmi dhe deshmitar qe gjykata i ka njofte si viktima, qe kane tregu se i ka trajtu ne shperputhje me ligjet e luftes, gjate luftes, bile duke shkaktu edhe vdekje”, ka shkruar ai.
Ai tutje ka vënë në pah faktin se Serbia nuk ka dënuar kriminelët e saj të luftës, por se ky sipas tij nuk është argument që të shmanget drejtësia.
Postimi i plotë i Gjinovcit:
Salih Mustafa nuk u denu pse ka qene ne UÇK, por se janë ofru deshmi dhe deshmitar qe gjykata i ka njofte si viktima, qe kane tregu se i ka trajtu ne shperputhje me ligjet e luftes, gjate luftes, bile duke shkaktu edhe vdekje.
Shume eshte keq qe Serbia nuk i ka denu sa duhet kriminelet e vet te luftes, por ky nuk eshte argument per me shmange drejtesine per viktima te tjera shqiptare apo te nacionalitete tjera qe jane keqtrajtu apo vra prej shqiptareve.
Gjykata Speciale eshte gjykate e Kosoves qe vepron ne Hage, pikerisht sepse Kryeministri Kurti dhe te tjeret para tij me reagime populiste kunder saj e kane deshmu qe ne Kosove nuk ka kushte per keto gjykime.
Fakti qe politikanet ne pushtet te te dy Republikave ku ishte dashte me u hetu shkeljet e supozume te ligjeve te luftes, pra ne Shqipni dhe Kosove, sulmojne gjykaten dhe vendimet e saj, si dhe kontestojne nevojen e drejtesise per viktimat shqiptare dhe te nacionaliteteve tjera qe jane viktimizu nga kryesit shqiptare, eshte deshmia qe i duhet botes (perendimore) per me thane se kjo gjykate duhet te jete keshtu sic eshte dhe aty ku eshte.
Denimi me ma shume vjet burg per Salih Mustafen sesa Sheshelin tregon qe ose kjo gjykate eshte shume ma rigoroze sesa Tribunali i Hages, ose qe mbrojtja e Salih Mustafes ka qene e dobet. Me shume kjo e dyta.
Ne afat te shkurte verdiktet e kesaj gjykate mund te jene politikisht ne nivel diplomacie te damshme per Kosoven, por ne afat te gjate na do te jemi ne pozicion ma te favorshem se Serbia, meqe na jena marre me problemet e luftes, ata jo.
Vendimet munden me u apelu. Asgja nuk eshte perfundimtare.