Drejtori i ORCA’s, Rron Gjinovci ka reaguar pasi organizatorët e kampanjës pro shamisë për vajzat e mitura në shkolla e kanë shpallur të përfunduar fushatën, pasi që kanë thënë se kanë marrë premtime nga ministria se Udhëzimi Administrativ që është në fuqi do të shfuqizohet.
Gjinovci përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook tha se arsyeja e mbylljes së peticionit ishte se e gjithë kjo s’kishte të bënte me shkollimin e vajzave, por sipas tij, me kontrollimin e gruas si të tillë.
“Mbyllja e fushates paprite, pa u arrite asni qellim nuk ka shpjegim tjeter. Ne mbyllje te fushates dhe peticionit organizatoret e dhane ni shifer, simbas tyne 45% te peticionistave ishin gra, ama nuk u mbeshtet me asnje burim. Mbyllja e peticionit e pamundeson me gjeneru te dhana nga peticioni, pra me e pa sa perqind te peticionistave ishin gra. Une nuk ju beson deklarates se tyne pa i pa faktet. Dyshoj qe shumica derrmuse e peticionistave kane qene burra”, tha ai.
Tutje ai tha se shteti duhet të ketë kujdes në marrjen e vendimeve lidhur me shaminë, pasi që sipas tij, shteti duhet t’i mbrojë të gjithë, qoftë edhe nga familjarët e tyre.
“Nejse, kthehemi te shamia. Arsyeja pse shteti duhet me pase kujdes kur merr vendim per kete gja eshte se shtetit i takon me i mbrojte te gjithe, qofte edhe nga familjet e vet. Le ta zeme se ne nji shkolle me 100 nxansa 5 do te jene me shamia. A doni me jau pershkru horrorin e ngacmimeve (bullizmit) qe kane me kalu ato vajza apo e merrni me men vet e s’ka nevoje? Perjete kane me qene te afektume prej ngacmimeve. E t’gjithe e dini besoj, qe bullizmin spo mujne me luftu ne asni shtet te botes me efikasitetin e duhun”, shkroi Gjinovci.