Gjithçka gati për seancat ndaj të dyshuarve për manipulim me votat

Gjithçka gati për seancat ndaj të dyshuarve për manipulim me votat

Në Gjykatën Themelore në Prizren, pritet të mbërrijnë të dyshuarit për manipulim të votave gjatë numërimit të tyre.

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar pak më parë se seancat dëgjimore do të mbahen për caktimin e masës së sigurisë, për rastin në të cilin me datë 23.01.2026, janë ndaluar 109 persona lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit.

GjTh tha se seancat dëgjimore janë caktuar me qëllim të organizimit dhe mbarëvajtjes së procesit, “por ende nuk ka përfunduar procesi i pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore Prizren për caktimin e masës së sigurisë, pra ende nuk është përfundimtare numri i kërkesa të pranuar dhe për numrin e personave për të cilët do të kërkohet masa e sigurisë”.

Related Articles