“Gjithçka ishte e planifikuar”, Selmanaj deklarohet pas publikimit të bisedave mes Mihalit dhe Krasniqit

“Gjithçka ishte e planifikuar”, Selmanaj deklarohet pas publikimit të bisedave mes Mihalit dhe Krasniqit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj është shprehur se skema e korrupsionit të strukturuar sa shkon e zgjerohet,raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje, ai thotë se si ‘kryetar i Komisionit Hetimor në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë, e kam thënë shpesh: skandalet dhe korrupsioni në tregtimin e energjisë duhet të zbardhen!’.

“Për dëshminë e rrejshme të Martin Berishajt, para Komisionit Hetimor, pata dorëzu kallëzimin penal. Tani, me publikimin e komunikimeve mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit, është e qartë se gjithçka ishte e planifikuar. Qeveria e Albin Kurtit ka favorizuar përfshirjen e GEN-it serb dhe Martinit, duke lejuar abuzime të pa para ndonjëherë të cilat ua kanë mundësuar anëtarëve të saj të bëhen milionerë e qytetarët të vuajnë”, shkruan tutje Selmanaj.

Deputeti shton se organet e drejtësisë duhet të veprojnë pa vonesa.

“Në bazë të komunikimeve të publikuara, pista e hetimit duhet zgjeruar edhe tek bartësit e institucioneve dhe eksponentë e Lëvizjes Vetëvendosje.  Të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin dhe paranë publike duhet të përballen para drejtësisë me pasojat e veprimeve të tyre”./Gazeta Enigma/

Related Articles