“Gjithnjë dhuronte paqe”, kujdestari i klasës me fjalë emocionuese pas vdekjes së 17-vjeçarit

“Gjithnjë dhuronte paqe”, kujdestari i klasës me fjalë emocionuese pas vdekjes së 17-vjeçarit

Aksidenti i rëndë i trafikut që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të 14 gushtit në lagjen Lakrishtë në Prishtinë, ku një veturë ra nga rrethrrotullimi, la të lënduar tre persona, lëndime këto të cilat 17-vjeçari Altin Hyseni nuk mundi t’iu bëjë ballë.

Për vdekjen e 17-vjeçarit së fundmi ka reaguar kujdestari i klasës së tij, në gjimnazin “Ahmet Gashi” në Prishtinë, Xhelal Hajrullahu, i cili në emër të drejtorisë së shkollës, personelit arsimor i ka shprehur ngushëllime familjes, nxënësve e të afërmeve të viktimës.

“Me dhimbje mësova sot për vdekjen e nxënësit tonë të dashur Altin Hyseni, nxënës i klasës 11/6 në Gjimnazin”Ahmet Gashi” në Prishtinë. Në emër të drejtorisë së shkollës, personelit arsimorë dhe si kujdestar klase, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, nxënësve dhe të afërmve duke u lutur që shpirti i tij të prehet në Paqe ashtu siç ai gjithnjë dhuronte Paqe”, thuhet në telegram ngushëllimin e tij.

Related Articles