Është mbajtur sot seanca për ish-presidentin Ilir Meta, teksa ky i fundit kërkoi që të ndryshohej masa e sigurisë ndaj tij.
Pas shqyrtimit të kërkesës, GJKKO e ka rrëzuar, duke e lënë Presidentin e Partisë së Lirisë në qeli, raporton tch.
Ndërkohë siç raportuam më herët, gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka nën shqyrtim dosjen e Ilir Metës, kërkoi që të hiqte dorë, por kërkesa e saj u refuzua, duke vijuar me tej me vendimin për ish-presidentin e vendit.
“Nuk aludoja fare se mund të kishte një vlerësim ndryshe të masës. Unë nuk kam kërkuar dorëheqje të zonjës Gjoka, nga sot do ta paragjykoj, nga sot do të largohet nga kjo çështje, sepse është politike dhe ajo nuk e bën dot këtë”, tha avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani.