Gjobiten me nga 100 euro dy të rinjtë që po qëndronin para Gjykatës gjatë seancës ndaj të dyshuarve për vrasjen e rreshterit

Gjobiten me nga 100 euro dy të rinjtë që po qëndronin para Gjykatës gjatë seancës ndaj të dyshuarve për vrasjen e rreshterit

Policia e Kosovës u ka shqiptuar gjoba kundërvajtëse në vlerë 100 euro për mos posedim të dokumenteve dy personave që u shoqëruan sot për në stacion, të cilët po qëndronin para Gjykatës Themelore në Ferizaj kur filloi seanca dëgjimore ndaj gjashtë të arrestuarve për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.

Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Personat që janë shoqëruar në Polici janë A.Q, i lindur më 2002 dhe T.Q i lindur më 1996.

Pas verifikimit, të njëjtit janë liruar .

Related Articles