Gjokoviq me shumë gjasë nuk luan në “Australian Open” (VIDEO)

Gjokoviq me shumë gjasë nuk luan në “Australian Open” (VIDEO)

Vajtimin po mundohen ta kalojnë me muzikë.

Në këtë mënyrë, një grup njerëzish para hotelit Melbourn Park, po tregojnë mbështetjen ndaj Novak Gjokoviq .

Sipas tyre, tenisti serb po mbahet i izoluar padrejtësisht aty për të katërtën ditë me radhë.

Ndërsa në ditën e pestë, të hënën, ata shpresojnë që bashkëvendasi i tyre të lejohet nga autoritetet vendase, të largohet nga hoteli dhe të merr pjesë në garën e “Australian Open”, ku është kampion aktual.

Por, ndryshe mendon eksperti i ligjit të imigracionit, Christopher Levingston.

“Mendoj se kërkesa e Djokovic do të jetë e pasuksesshme, duke u bazuar në deklaratat e ministrit të shëndetësisë dhe rregullat shtetërore kundër COVID-it.”

Anglezi thotë se serbi do të dëbohet nga Australia.

“Nëse një person i profilit të lartë paraqitet në kufi dhe është kundër vaksinimit, ku paraprakisht publikisht ka thënë se vaksinimi është humbje kohe, ai del kundër rregullave të qeverisë.”

Gjokoviqit i është anuluar viza pas arritjes në aeroportin e Melbourn, ku zyrtarët kufitar australian e njoftuan se nuk i përmbushte kriteret  për të hyrë, pasi nuk ishte i vaksinuar.

Me këtë rast, avokatët e tij kanë paraqitur në gjykatë ankesën kundër largimit nga Australia, duke dhënë si dëshmi se Djokovic ka rezultuar pozitiv me COVID-19 muajin e kaluar dhe tani është shëruar./Gazeta Enigma/

Related Articles