Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar pas deklaratës së shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari- Lila, se duhet unitet për dialogun dhe tema të rëndësishme.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kur kërkohej unitet VV-ja e Albin Kurti hidhnin moltov kundër institucioneve.
Postimi i plotë i tij:
Prej kur Vetëvendosje ka filluar të përmend fjalën unitet?
A keni harruar se Albin Kurti dhe partia e tij ka qenë kundër gjithçkaje?
A keni harruar se çka bënte Albin Kurti dhe Vetëvendosje kur i kërkohej uniteti?
Nëse po, po ua kujtoj unë – E merrte një shishe, e mbushte me lëndë djegëse dhe e hidhte kundër institucioneve shtetërore të Kosovës.
Në vend të unitetit, Albin Kurti hidhte kokteje me molotova. E kallte Kosovën.