Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës është shprehur se kjo parti nuk ka interes e as preferenca që të bëjë koalicion me partinë në pushtet.
Duke folur për koalicione, Gjoshi shton se Lista Serbe është ajo që ka koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila sot sipas tij, është në qeveri.
“Ne nuk preferojmë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, paaftësia e saj për qeverisje, nuk ka bërë mjaftueshëm për qytetarët e Kosovës, Kosova ka mungesë suksesesh, ka qeveri të dobët, nuk do ishte e drejtë të hynim me një qeverisje të tillë”, tha Gjoshi në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
“Lista Serbe është qeveri sot me Lëvizjen Vetëvendosje, është në koalicion me ta, ne nuk preferojmë që të bëjmë qeveri prej vendit të dytë, ne jemi duke punuar që Bedri Hamza të jetë kryeministër i Kosovës me legjitimitet të qytetarëve me besim të tyre. Edhe këtë kemi me arrit”, shtoi tutje ai.