Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka komentuar shkrimet e mediave sllovene të cilat po raportojnë për përfshirjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, në një afër korruptive.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Prokuroria e Kosovës duhet të alarmohet nga këto shkrime.
Sipas tij, organet e rendit duhet të nisim hetimet për këtë çështje.
“Shkrimet e medieve sllovene për Albin Kurtin dhe Martin Berishajn po faktojnë lidhjet e tyre të dyshimta me mafian energjetike në Ballkan. Prokuroria e Shtetit të Kosovës duhet të alarmohet nga këto shkrime dhe urgjent të nisë hetimet për financimin e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar Gjoshi.