Gjuajtje me armë në Mitrovicë, arrestohen dy persona

Gjuajtje me armë në Mitrovicë, arrestohen dy persona

V.B 26-vjeçar dhe A.B 33-vjeçar janë arrestuar pasi rreth orës 17:00 në fshatin Bare të Mitrovicës si pasojë e përleshjes me mjete të forta u kanë shkaktuar lëndime trupore tre personave të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se nga të dyshuarit në drejtim të drejtim të ankuesve është shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarës në cilësi të provave materiale është gjetur një gëzhojë dhe një fishek.

Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra, me urdhër të prokurorit te rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat ‘Vrasje në Tentativë, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Armëmbajtje pa leje dhe Lëndim i lehtë trupor”, tha Zahiti.

/Gazeta Enigma/

Related Articles