Gjuajtje me armë në Stan Tërg të Mitrovicës, dyshohet për të plagosur

Gjuajtje me armë në Stan Tërg të Mitrovicës, dyshohet për të plagosur

Disa persona janë përfshirë sot në një përleshje ku janë përdorur edhe armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në Stan Tërg të Mitrovicës ku janë dëgjuar edhe të shtëna.

Jepi zë merr vesh nga burimet se ka pasur gjuajte me armë zjarri nga disa vetura në lëvizje.

Policia dhe ambulanca kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes pasi dyshohet se ka edhe të plagosur.

Redaksia jonë ka provuar të marrë një raport zyrtar nga Policia e Kosovës lidhur me rastin, por të njëjtit ende nuk janë përgjigjur.

Related Articles