Gjuajtje me armë në Viti, plagosen tre persona, dy në gjendje të rëndë

Tre persona janë plagosur me armë zjarri sot në rrugën “Kemajl Azizi”, në Vitit, raporton Gazeta “Enigma”.

Nga ky rast dy persona, janë në gjendje të rëndë shëndetsore.

Rastin për “Enigmën”, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

”Ju informojme se me  13 korrik 2021  rethë orës  11:00 në Rr,, Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri. Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjegj rastit me urgjencë . Sipas informatavte të para tre persona janë lënduar si pasoj e gjuajtëjes me armë zjarri, dy nga ta në  gjendje të rëndë, gjersa i treti me lendime të lehta”, tha ai.

Njoftimi i plotë:

“Plagosje me armë zjarri”

Ju informojme se me  13 korrik 2021  rethë orës  11:00 në Rr,, Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri.

Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjegj rastit me urgjencë .

Sipas informatavte të para tre persona janë lënduar si pasoj e gjuajtëjes me armë zjarri, dy nga ta në  gjendje të rëndë, gjersa i treti me lendime të lehta.

Dy  të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilanit, gjersa i treti ndalet për tretman mjeksor në emergjencen e Vitisë.

Policia e Kosovës me njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Hetimet se si ka ardhë deri te ky rast i rëndë janë duke i udhëheqë Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në kordinim me Prokurorin e Shtetit.

Policia ka njoftuar po ashtu se një nga të dyshuarit është arrestuar. /Gazeta “Enigma”.

Related Articles