Një rast i gjuajtjes me armë zjarri ka ndodhur sot në rrugën rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur para Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Lajmin për Enigmen, e ka konfrimuar zëdhënsja e policisë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 15:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Arbnor dhe Astrit Dehari në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një person i dyshuar, nga një motoçikletë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture. Nuk raportohet për persona të lënduar. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit i cili është cilësuar vrasje në tentativë”, ka bërë të ditur policia.