Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, tetë vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit, tha se ky dokument mundësoi vite paqeje dhe stabiliteti.
Ai tutje ka theksuar se Serbia ndërtoi një markë të një shteti që përfaqëson interesat e popullit serb në Kosovë.
Sipas tij, kjo marrëveshje është një mur për mbrojtjen e paqes dhe interesave serbe në Kosovë.
“Së pari, të refuzosh kërkesat e pafavorshme të paraqitura palës serbe, sipas të cilave Serbia duhet të kishte pranuar anëtarësimin e Kosovës në KB dhe organizata të tjera ndërkombëtare pa ndonjë kundërshërbim për popullin serb në Kosovë, nuk ishte aspak e lehtë për delegacioni shtetëror i udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq”, tha ai, raporton Tanjug.
Gjuriq kujton se në atë kohë, Serbia ishte e krahasueshme ekonomikisht, ushtarakisht dhe politikisht më e dobët dhe në një pozitë më të keqe se sot.