Ambasadori serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, deklaroi se duhet të jetë e qartë për të gjithë se çfarë agjende ka kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Gjuriq vlerësoi në Twitter se votimi i Kurtit në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri është një rast për të menduar se kush saktësisht po përpiqet ta kthejë Ballkanin në një fuçi baruti.
“Duhet të jetë shumë e qartë për të gjithë se çfarë është në agjendë këtu. “Dialogu nuk është një prioritet”, por votimi personal në një vend fqinj është? Është edhe më shqetësuese që lëvizja politike e udhëhequr nga “kryeministri i Kosovës” po kandidon në zgjedhjet parlamentare në Shqipërinë fqinje. Kjo është një lojë shumë e rrezikshme dhe një sfidë e qartë për Shtetet e Bashkuara, BE-në, Serbinë dhe komunitetin ndërkombëtar. Le ta kujtojmë këtë mirë, dhe pastaj të mendojmë se kush saktësisht po përpiqet ta kthejë Ballkanin në një fuçi baruti”, theksoi Gjuriq.