Gjuro Macut zgjidhet kryeministër i ri në Serbi

Gjuro Macut zgjidhet kryeministër i ri në Serbi

Është zgjedhur Qeveria e re e Serbisë. Gjuro Macut është zgjedhur kryeministri i ri.

Votimi ishte i hapur – ku deputetët u thirrën në emër.

Për zgjedhjen e qeverisë së re votuan 153 deputetë, kundër propozimit ishin 46. Të pranishëm nuk ishin 51 deputetë.

Politika ekonomike e Serbisë nuk do të ndryshojë. Të paktën kështu ka paralajmëruar Macut, duke e arsyetuar programin e tij para deputetëve të Kuvendit.

Ai tha se do të vazhdohet me politikën e ruajtjes së stabilitetit makroekonomik që kemi pasur deri më tani.

Qeveria e re e Serbisë, do të përbëhet nga 30 ministra, shumica prej të cilëve ishin edhe në kabinetin e kryeministrit Milosh Vuçeviq, i cili dha dorëheqje.

Në seancën e parlamentit nuk morën pjesë deputetët e koalicionit NADA dhe të Partisë Demokratike.

Related Articles